Mreme në “Live Show” të “Big Brother VIP” është diskutuar përsëri deklarata e Ilirit që Sara, Antonela dhe Einxhel janë kot sipas tij aty.
Kjo vjen pasi banorët e kanë diskutuar përsëri gjatë këtyre ditëve.
Iliri tha se ky është mendimi i tij.
Pjesë nga biseda:
Iliri: Nuk kanë çfarë bëjnë dhe kthehen te e njëjta temë. Gjithsesi unë kam thënë mendimin tim, që këtu prisja njerëz artistë, që unë mund të mësoja diçka nga ata. Këtu nuk mësoj asgjë tjetër përveç llafeve.
Antonela: Nëse nuk të pëlqejmë mund të dalësh. Ti i kërkove falje vetëm Sarës jo mua dhe Einxhel.
Iliri: Jo unë do rri edhe shumë gjatë. Ty të thashë je deri diku kot se “Për’puthen” për 10 muaj të ka sjellë këtu.
Antonela: Si ty “Amici”.
Iliri: Nuk është e vërtetë.
Antonela: Vetëm si Iliri i “Amici” njihesh. E dimë shumë mirë.
Iliri: Nuk e njeh ti karrierën time.
Antonela: Pastaj ky më tha ti do ishe rivalja ime njësoj si Donaldi, kjo nuk përputhet.
Iliri: Për gjuhën që ke.
Antonela: Ti di me ba gjana të tjera ne përdorim gjuhën, ça të bëjm.
Për Sarën ai tha se niset nga fakti që ka qenë në Itali dhe atje blogerët kanë përmasa të tjera. Sara i tha se ai që do të mësoj nga të tjerët, si me nivel intelektual vetë nuk i mëson ata dhe nuk hap tema.
Ndërsa Einxhel tha se Ilirin e ka pëlqyer shumë, se emisionin “Amici” e donte, por Iliri nuk është sjellë mirë ndaj saj.