Arthur Melo ishte transferuar me bujë te Juventusi verën e vitit 2020, megjithatë deri tani aventura e tij me fanellën bardhezi nuk ka qenë në nivel të kënaqshme.

Braziliani la pas dëmtimin dhe luajti titullar në mesjavë në Ligën e Kampionëve, por në fundjavë në kampionat do të përfundojë sërish në tribunë.

Kjo pasi trajneri Max Allegri ka vendosur të mos e grumbullojë për ndeshjen si mysafir ndaj Venezias.

Shkak është bërë paraqitja e tij me vonesë në seancën e fundit stërvitore.

“Arthur erdhi me vonesë në stërvitje dhe ndaj Venezias nuk do të jetë. Janë gjëra që ndodhin dhe natyrisht që do të rikthehet për ndeshjen e radhës të martën. Nuk do të jenë as McKennie dhe Ramsey, të cilët nuk janë rikuperuar plotësisht”, u shpreh Allegri.