Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se mutacioni “Omicron” ka një infektueshmëri shumë të larte, madje riinfekton edhe ata që e kanë kaluar, ndaj duhet rritur mbulesa vaksinale para se të mbushen spitalet.

Thirrje për vaksinim bëjnë dhe mjeket tanë, të cilët kujtojnë afrimin e festave dhe traditën tonë për t’u bashkuar në tryezat familjare dhe riskun për të infektuar familjarët nëse nuk janë vaksinuar.

Javën e fundit ka pasur një rritje të numrit të të vaksinuarve, tanimë edhe me doza të para.

Por ajo që po vihet re, është riinfektimi i qytetarëve edhe me dy doza vaksine, por mjekja Jondia Diko thotë se në qendrën që ajo drejton ka pak raste dhe kryesisht ata që i kanë kaluar 6 muaj nga doza e dytë.

Top Channel