Varianti Omicron i virusit që shkakton COVID-19 ka gjasa të ketë fituar të paktën një nga mutacionet e tij duke marrë një pjesë të materialit gjenetik nga një virus tjetër –ndoshta ai që shkakton ftohjen e zakonshme – i pranishëm në të njëjtat qeliza të infektuara, sipas studiuesve.

Sipas medieve të huaja, kjo sekuencë gjenetike nuk shfaqet në asnjë version të mëparshëm të coronavirusit, të quajtur SARS CoV-2, por ndodh në shumë viruse të tjerë, përfshirë te ato që shkaktojnë ftohjen e zakonshme dhe gjithashtu në gjenomin e njeriut, thanë studiuesit.

Duke futur këtë fragment të veçantë në vetvete, Omicron mund ta bëjë veten të duket “më njerëzor”, gjë që do ta ndihmonte atë të shmangte sulmin nga sistemi imunitar i njeriut, tha Venky Soundararajan nga Kembrixh, firma analitike e të dhënave me bazë në Massachusetts.

Kjo mund të nënkuptojë se virusi transmetohet më lehtë, ndërsa shkakton vetëm sëmundje të butë ose asimptomatike.

Shkencëtarët nuk e dinë ende nëse Omicron është më infektues se sa variantet e tjera, dhe nëse shkakton sëmundje më të rënda apo nëse do ta kalojë Deltën si varianti më i përhapur.