Një ligj i posaçëm për të mbështetur të gjithë bizneset startup’ është bërë gati nga Këshilli i Ministrave. Projektligji është miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali, është shpreh se ky është zhvillim shumë i rëndësishëm për ekosistemin dhe për të gjithë ata që duan të aplikojnë.
“Do të ketë një regjistër të posaçëm për starupp ashtu si edhe për lehtësuesit, që i mbështesin ato. Ato do të marrin këshillim nga një institucion i posaçëm që do të ngrihet. Marrja e shërbimeve do të jetë pa pagesë. I gjithë procesi i aplikimit dhe më pas i marrjes së granteve do të jetë online dhe pa pagesë”, tha Bilali.