I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” kryeministri Rama i është përgjigjur pyetjes referuar arrestimit të ish – ministrit Lefter Koka lidhur me akuzat për abuzimet me më shumë se 3,5 milionë euro në inceneratorin e Elbasanit.
Kreu i ekzekutivit është shprehur se kushdo që kryen shkelje dhe abuzim duhet të shkojë përpara drejtësisë dhe të ballafaqohet. Rama tha se përgjegjësitë janë individuale, Partia Socialiste nuk bëhet mburojë e askujt që ka probleme me drejtësinë.
“Unë kam përgjegjësi kur akuzohem unë. Personi të cilin e kërkon drejtësia per të shkuar atje, te shkoje atje. Nuk janë të mitë ministrat, të mitë janë fëmijët, ministrat janë të qeverisë. Në momentin kur dikush kapet në një situatë ku duhet të shkojë të ballafaqohet me drejtësinë është përgjegjësia e tij. Unë ndiej atë që pres që drejtësia ka fuqi për të goditur pa menduar nëse është ministër i Ramës apo ish ministër”, u shpreh Kreyministri Rama.