Një video ku modelja Jehona Dreshaj nuk pranon se është nga Shqipëria, po bën xhiron në rrjet. Motra e këngëtares së njohur, Afërdita Dreshaj jeton prej vitesh me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në video shfaqet një djal, i cili e pyet Jehonën për emrin dhe vendin nga i cili vjen, ndërsa ajo ngurron të tregojë që është Shqiptare. Megjithëse kjo ishte një kamera e fshehtë dhe Jehona nuk ishte në dijeni, tashmë fjalët e saj po bëjnë xhiron e rrjetit dhe kanë “mërzitur” shqiptarët.

Gjatë bisedës, vëmë re që djali në fjalë e komplimenton Jehonën për pamjen, duke e krahasuar me motrat Kardashian. Jehona vazhdon karrierën e saj si modele në Shtetet e Bashkuara. Përsa i përket videos, duket se ajo është realizuar që në verë ndërsa nga Jehona ende nuk kemi asnjë reagim.