Kryeministri Rama ka dalë në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë. Ai ka ndarë më shqiptarët nismën e re të quajtur Këshillimi Kombëtar. Kryeministri theksoi se është momenti për ti dhënë fund dasisë dhe për të ecur përpara duke u këshilluar sëbashku. Nisma ka në thelb këshillimin kombëtar për Shqipërinë me qytetarët. Duke marrë një shembull kryeministri Edi Rama tha se mund të këshillohen me qytetarët nëse duhet të ndahet procesi i integrimit drejt BE-së nga Maqedonia e Veriut e shume tema te tjera te rendesishme qe kane debat e mendime te ndryshme ne shoqeri si pandemia (vaksinimi), legalizimi per efekt mjekesor i kanabisit etj.
‘Kjo nismë e ka zanafillën në zotimin për ndërmarrjen e një hapi të rëndësishëm në drejtim të të gjithë shqiptarëve pa dallim me besimin se në shqiptarët kemi mundësi të shkojmë shumë më shpejt përpara nëse e dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin pa u ndarë në llogore të vjetra politike që nisin përçarje sherr konfuzion kundër familjeve shqiptare. Dhe në këtë prag të viti të ri për nismën këshillimin kombëtar për Shqipërinë.
Me një pyetësor të cilin do t’ja vemë në dispozicion të gjithë shqiptarëve do t’i japim vetë një kuvendimi popullor, me çështje për strategji për vendin, ekonominë e shoqërinë tonë. Është koha t’i lëmë pas llogoret e sherrin politik dhe për të menduar për gjërat që ka bashkojnë përtej gjërave që na ndajnë në mënyrë që të hedhim hapa të rëndësishme para, duke u këshilluar së bashku.
Anëtarsimi i Shqipërisë në BE është i lidhur drejtpërdrejt nga një shtet siç është vetoja që i ka vendosur Bullgaria Maqedonisë së Veriut. Ka njerëz që thonë se vendi ynë duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut dhe ka të tjerë që mendojnë se në duhet të preim në funksion të ruajtjes së këtij konfuzioni në rajon. Ne do të pyesim qytetarët.’– tha Rama.