Rafinha është futbollisti i parë që largohet nga PSG. Mesfushori ofensiv ka vendosur të rikthehet në La Liga, aty ku ka luajtur më parë me Barcelonën dhe Celta Vigon. Braziliani ka kaluar te Real Sociedad në formë huazimi deri në fund të sezonit. 28-vjeçari nuk po ia dilte të përfitonte minuta te PSG, dhe tani është gati për aventurën me ekipin bask.
Lojtari që ka dalë nga akademia e Barcelonës (2 ndeshje dhe 1 gol me kombëtaren e Brazilit), ka provuar më parë edhe një aventurë në Serie A me Interin. Deri në fund të sezonit Rafinha do të jetë pjesë e Sociedad, që renditet në vend të gjashtë në kampionatin spanjoll me vetëm një pikë larg zonës Champions League.