sh kryetari i Partisë Demokratike, pas votës së tij për shkarkimin e Lulzim Bashës, ka dhënë detaje dhe pse ka zgjedhur që të votojë në një bar ngjitur me Ambasadën Amerikane.

Berisha në fjalën e tij është shprehur se ky nuk është provokim, ai është shprehur aq sa Amerika është provokim për Berishën është edhe votimi im në “bar Amerika”.

Ai është shprehur se Basha ka thirrur anti-Kuvend dhe e ka mbushur me nxënës dhe me ish kryetarë të PS-së që kanë marrë nga dy mandate në krye të bashkive.

“Për asnjë vend të lirë të botës aq më tepër për SHBA vendin e madh të lirisë vota e lirë është e mirëpritur. Aq sa Amerika është provokim për Berishën është edhe votimi im në “bar Amerika”.

Nga ky bar i vogël këtu u dërgohet një mesazh mbarë forcave konsorvatore në Evropë dhe kudo, se këtu anëtarësia ka vendosur dhe po ushtron votën e lirë, ë u mor peng dhe pësoi metamorfozën që nuk e gjen gjetiu atë të “bravës”.

Anti-Kuvendet e thirrur nga Basha të mbushur me nxënës mos i ngatërroni, ju e patë shfaqjen e shëmtuar, nëse Basha përsoi metamorfozën e Bravës, Rama u transformua që të maskohej si avokat o tij.

Shqiptarët janë të zgjuar që ta kuptojnë, por e vërteta është se po dridhen themelet e narkoshtetit. Për këtë është thirrur një protestë”, ka thënë Berisha.