Ylli Baka është një ndër këngëtarët më të kërkuar të muzikës popullore shqiptare. Këtë herë ndërrimin e vitive, ai do e kalojë në SHBA, ku do të këndojë për shqiptarët aty.

Në një lidhje me Skype, Ylli ka treguar si ka qenë 2021 për të. Gjithashtu, ka rrëfyer si është për një artist të kalojë festat gjithmonë larg familjes.

“Ky vit ishte sinqerisht shumë i mirë, sidomos sezoni i verës. Kam pasur shumë koncerte. Ka qenë shumë i suksesshëm.

Të them të drejtën Amerika është e largët, Kanadaja është e largët. Kur je në Europë ke mundësi të bashkohesh me familjen, por sakrificë është. Besoj se deri nga data 1, 2 e janarit jemi në punë, pastaj në 15 janar jemi të lirë”.

Më tej, këngëtari ka zbuluar se në koncerte paguhet me çmime normale dhe në dasma po ashtu.

“Unë paguhem me çmime normale, sa punojmë aq marrim. Nuk ka ndonjë specifik të madhe, se dasma është tradicionale dhe kudo fillon dhe mbaron këndohet dhe kërcehet”.