Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother dhe kjo nuk është aspak lajm i mirë, të paktën për disa prej tyre.

Por çfarë ka ndodhur?

Kamerat në shtëpi kanë kapur jo pak momente kur disa nga banorët kanë folur me shenja me njëri tjetrin, me zë të ulët apo edhe kanë dërguar letër si në rastin e Sarës.

Kështu Arjola, Antonela, Monika, Einxhel, Big Mama dhe Sara duke qenë se janë parë të thyejnë këto rregulla do të shkojnë në nominim direkt si dënim.