Këshillat për rëndësinë e gjumit janë të lashta sa vetë koha. Përfitimet shëndetësore që vijnë nga gjumi janë të panumërta. Gjumi i mirë parandalon sëmundjet e zemrës, isheminë, depresionin dhe çrregullime të tjera.
Por vlerat e gjumit shkojnë përtej. Sipas ekspertëve, gjumi është i rëndësishëm për parandalimin e mbipeshës dhe obezitetin. Ata shprehen se 7 deri në 9 orë gjumë të pandërprerë çdo natë i falin organizmit përfitimet e lartpërmendura.
Çfarë Ndodh Në Organizëm Kur Jemi Në Gjumë
Kur jemi në gjumë, trupi ka kohën e nevojshme për t’u rimëkëmbur dhe riparuar dëmet e shkaktuara gjatë ditës. Nëse mungesa e gjumit bëhet kronike, atëherë hormone e stresit dhe faktorë të tjerë inflamatorë aktivizohen. Trupi bëhet alert për t’iu kundërpërgjigjur stresit dhe kështu nuk ka kohë të rimëkëmbet. Një nga hormonet që çlirohet si reagim kundër stresit është kortizoli. Ky i fundit nxit çlirimin e sheqerit në gjak që të jetë në gatishmëri për të ushqyer trurin.
Kjo e bën një person të stresuar të jetë më aktiv nga funksionet e trurit. Por kortizoli shoqërohet edhe me efekte të padëshiruara anësore, një prej të cilave është edhe shtimi në peshë. Pra, sa më i stresuar të jetë njeriu aq më i predispozuar do të jetë të shtojë në peshë. Kësisoj, gjasat për obezitet janë ndjeshëm të larta. Kjo është arsyeja përse ekspertët nënvizojnë gjithmonë se njerëzit që duan të humbasin në peshë, duhet të kujdesen si fillim për cilësinë e gjumit. Të dhënat shkencore konfirmojnë se njeriu shpenzon një të tretën e jetës së vet në gjumë, ndaj një e dhënë e tillë konfirmon më së miri rëndësinë e gjumit për trupin.
Si Të Përmirësoni Cilësinë e Gjumit
Një nga aspektet më të rëndësishme të fjetjes është higjena dhe rutina. Është shumë e rëndësishme për njeriun të vendosë një rutinë për fjetjen dhe zgjimin. Nga ana tjetër, njeriu duhet të sigurohet që dhooma e gjumit të jetë e freskët, në errësirë dhe pa sende të nevojshme të cilat krijojnë pluhur dhe një ajër të rëndë. Aktiviteti fizik është i rëndësishëm por ai nuk duhet kryer përpara orëve të gjumit.