Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur shortin që u hodh ditën e djeshme në Presidencë për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kim shprehet se Reforma në Drejtësi duhet të vazhdojë.
“Vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi. Më vjen mirë që Zyra e Presidencës (në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Avokatin e Popullit dhe të tjerë) zhvilloi dje një short transparent për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Gjykata Kushtetuese arriti kuorumin 1 vit më parë që mundësoi funksionalitetin. Veprimi i djeshëm i hap rrugën përfundimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022. Inkurajojmë të gjitha institucionet përkatëse që të vazhdojnë përpara, pavarësisht pengesave, për zbatimin e reformës në drejtësi”, shkruan Kim.