Aktorja dhe deputetja nga Kosova, Adriana Matoshi gjatë ditës së sotme pritet t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e tumorit në tru.
Para se të futet në këtë operacion të rëndësishëm për të, i dashuri i saj, Keith, ka bërë një postim prekës.
Ai ka publikuar një foto të saj në Instastory krahas së cilës ka shkruar: “Zoti është me ty loqka jemi, shihemi së shpejti”.
Para disa ditësh, Adriana tregoi se i është rikthyer tumori në tru. Kjo ndodhi nëntë vite më parë kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt, por që fatkeqësisht iu rikthye sërish.