Ambasada greke në Tiranë ka njoftuar se duke nisur nga data 19 dhjetor 2021, hyrja e shtetasve shqiptarë në territorin grek do të bëhet vetëm duke pasur një test negativ PCR që është kryer brenda 72 orëve para udhëtimit, ose me një test të shpejtë negativ që duhet të kryhet brenda 24 orëve para nisjes.
Kjo masë vlen për të gjithë personat e rritur por edhe për të rinjtë dhe fëmijët që janë mbi pesë (5) vjeç, duke përjashtuar këtu rastet e të vaksinuarve.
VKM:‼️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e reja të vendosura nga Greqia, për hyrjet në vend.
➡️ Kufiri mbetet i hapur për të gjithë shtetasit shqiptarë.
?Duke filluar nga data 19 dhjetor 2021, ora 06:00 deri në datë 10 janar 2022, ora 06:00, të gjithë ata që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht në qoftë se janë të vaksinuar ose kanë qënë të diagnozuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin:
➡️ Test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit, nga laboratorët e vendit të origjinës ose transit. OSE
➡️ Test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit.
➡️ Të gjithë udhëtarët që dëshirojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, pavarësisht pikës kufitare duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike https://travel.gov.gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes.
➡️ Të gjithë udhëtarët drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë dhe pikës kufitare, duhet ti nënshtrohen ose një testi PCR ose një testi të shpejtë (rapid test) në pikat kufitare.
? Nga rregullat e testimit përjashtohen:
1. Fëmijët e moshës mbi 5 vjeç e lart
2. Ata që janë të vaksinuar dhe kanë kaluar të paktën 14 ditë nga vaksinimi i tyre i plotë dhe disponojnë një certifikatë vaksinimi.
3. Ata që disponojnë një ceritifikatë të diagnozës pozitive, të 90 diteve te fundit. Kjo certifikate diagnoze duhet të jetë lëshuar 30 ditë pas diagnozës së parë pozitive.
ℹ Pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë gjatë 24 orëve. Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.
❗Ky rregull i vendosur nga Ministria greke e Shëndetësisë, vjen si masë për parandalimin e përhapjes së variantit të ri të pandemisë, Omicron.