Bill Gates ka lëshuar një tjetër paralajmërim për pandemi shumë më të këqija se Covid-19, për çka u bëri thirrje qeverive të kontribuojnë me miliarda dollarë për t’u përgatitur për shpërthimin e ardhshëm global.
Filantropisti tha se ndërsa variantet Omicron dhe Delta të koronavirusit ishin disa nga viruset më transmetues të parë ndonjëherë, botës mund t’i duhej të përballej me një patogjen që shkakton një shkallë shumë më të lartë të vdekjeve ose sëmundjeve të rënda.
Fondacioni Bill & Melinda Gates dhe Wellcome Trust i Mbretërisë së Bashkuar po i japin 300 milionë dollarë Koalicionit për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike, i cili ndihmoi në formimin e programit Covax për të ofruar vaksina në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. CEPI po përpiqet të mbledhë 3.5 miliardë dollarë pasi synon të shkurtojë kohën e nevojshme për të zhvilluar një vaksinë të re në vetëm 100 ditë.
Gates tha se prioritetet e botës ishin “të çuditshme” dhe se ishte në dorë të filantropëve dhe qeverive të pasura për të trajtuar pabarazinë e vaksinave, shkruan A2.
“Kur flasim për shpenzimin e miliardave për të kursyer[…] triliona dëme ekonomike dhe dhjetëra miliarda jetë, është një politikë sigurimi mjaft e mirë”, tha Gates.
Ai shtoi se pjesa më e madhe e inovacionit për t’u përgatitur për një pandemi të ardhshme mund të jetë gjithashtu e dobishme në trajtimin e problemeve ekzistuese shëndetësore globale, si krijimi i një vaksine për HIV dhe vaksina më të mira për tuberkulozin dhe malarien.
Gates tha se dy financuesit e mëdhenj të zhvillimit të vaksinave gjatë pandemisë Covid-19, CEPI dhe qeveria amerikane, ishin “të guximshëm” duke vënë paratë në rrezik për të krijuar portofol më të gjerë të vaksinave të mundshme. Por ai pranoi se duhej bërë më shumë për të rritur furnizimet për të vaksinuar botën