Dashi-Ju pret një ditë e vështirë sot, sepse ju jeni dikush që me të vërtetë dëshiron të kuptohet dhe rrallë keni durimin për t`u shpjeguar. Natyrisht, ju supozoni se të gjithë mund të lexojnë mendjen tuaj. Do të jeni të frustruar nga reagimet e atyre që ju rrethojnë, por nuk do ta shikoni veten si pjesë të problemit.

Shigjetari-Kjo është dita kur zgjoheni me humor dhe dalëngadalë zbuloni se ose nuk ndiheni mirë, ose hapësira juaj personale është cënuar. Një mendim i vazhdueshëm nuk do t`ju largohet nga mendja. Dëshironi të përparoni sot, por jeni shumë të fiksuar pas diçkaje që, nëse vazhdoni gjatë, do t’ju sjellë ankth.

Ujori-Ju do ta nisni këtë ditë me gëzim dhe entuziazëm gjithashtu, por që do të zbehet rrugës. Ju krijoni ide të forta që besoni se do të ndezin shkëndijën e jetës tek të gjithë ata që njihni dhe gjithçka që merrni në këmbim janë ankesat, qëndrimet dembele dhe mosinteresimi. Çfarë torture!