Pandemia e korononavirusit na ka mësuar se eksplorimi i botës është një privilegj dhe jo një e drejtë. E pavarësisht kufizimeve dhe ‘grumbujve’ me dokumenta që na duhen tashmë për të kaluar kufirin, sërish kjo nuk i ka ndaluar njerëzit që të ndërmarrin udhëtime për të parë vende të panjohura apo për t’u rikthyer te ato që i kanë lënë mbresa. Por cilët janë destinacionet më të preferuara për 2022? Ja një listë ku mund të zgjidhni:

Ishulli Barduba në Karaibe

Barduba, një ishull i vogël është i bekuar me kilometra të tërë rëre të bardhë dhe rozë dhe ishte një nga vendet e preferuara për pushime të Princeshës Diana.

Ishujt Bissagos në Guinea

I përbërë nga 88 ishuj, nga të cilët vetëm 23 janë të banuar, ky arkipelag magjik i vendosur rreth 48 kilometra larg bregut të Guinesë në Afrikën perëndimore është unik. Turistët që i vizitojnë do të shpërblehen me parqe të gjera natyrore dhe ujëra të qeta blu.

Cepi Breton, Nova Scoti

I lidhur me kontinentin kanadez nga një rrugë e gjatë, ishulli Cape Breton është i famshëm për pamjet e tij piktoreske dhe vendet historike.

Kili

Një rrip i gjatë e i hollë midis Oqeanit paqësor dhe maleve të Andeve, Kili është lider botëror në ekoturizëm dhe një parajsë e aventurave në natyrë.

Kolombo, Sri Lanka

Në Kolombo destinacionet për t’u vizituar nuk janë të pakta. Shtëpia e të ndjerë Geoffrey Bawa është tashmë një minimuze, ndërsa ishulli ka edhe plazhe të mrekullueshme e ferma të mëdha çaji.

Dijon, Francë

Dijon një nga ‘kryeqytetet’ gastronomike të Francës, një përzierje e lavdishme e shtëpive me korniza druri, pallateve madhështore të shekullit të 18-të.

Disko Bey, Groenlandë

Balenat, ajsbergët kolosalë, një akullnajë që lëviz me shpejtësi përcaktojnë Gjirin Disko, në bregun perëndimor të Grenlandës. Qyteti me shtëpitë e tij shumëngjyrëshe, përbën një bazë të shkëlqyeshme për eksplorim. Ky fjord është një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, pjesërisht për shkak të shkëlqimit të tij mahnitës dhe pjesërisht për shkak të studimeve shkencore që janë zhvilluar këtu gjatë 250 viteve të fundit, të cilat i ndihmuan shkencëtarët të kuptojnë ndikimin e ndryshimeve klimatike.

Parqet Kombëtare Gabon në Afrikën Qendrore

Pellgu i Kongos, nganjëherë i quajtur “mushkëria e Afrikës”, është pylli i dytë më i madh i shiut në botë. Më shumë se 10% e Gabonit, në vijën bregdetare të Atlantikut të Afrikës Qendrore, i është dhënë 13 parqeve të tij kombëtare.

Jordani

Disa vjet më parë, qyteti antik spektakolar i Petrës i gdhendur në shkëmb i Jordanisë ishte në rrezik të bëhej viktimë e suksesit të tij, pasi industria e turizmit kërcënoi strukturat e saj delikate. Vizitorët me siguri do të kthehen në këtë perlë, por ka mundësi për të eksploruar Jordanin në mënyrë nga më të ndryshme. Thesare të tjera arkeologjike, si rrënojat e Jerash dhe Umm Kais, meritojnë të shihen.

Lahti, Finlandë

Finlanda renditet rregullisht si vendi më i lumtur në botë, dhe ka shumë për të qenë të gëzuar kur bëhet fjalë për qytetin e bukur buzë liqenit të Lahtit. I ndodhur 100 kilometra në verilindje të Helsinkit, ky destinacion është i gjelbër në çdo kuptim. Qyteti i tetë më i madh i Finlandës është i mbushur me pyje, parqe dhe rezervate të bukura me shtigje të pabesueshme ecjeje dhe pika vëzhgimi.

Munga-Thirri-Simpson Desert, Australi

Për ata që kanë dashur gjithmonë të përjetojnë një sfidë një herë në jetë, në Outback të Australisë, parku kombëtar më i ri, dhe tani më i madhi, i pret. Parku Kombëtar i Shkretëtirës Munga-Thirri-Simpson i Australisë Jugore mbulon 36,000 kilometra katrorë dhe përfshin pjesë të shkretëtirës së famshme Simpson, e cila shtrihet në shtetin e Queensland dhe në Territorin Verior. Ai u shpall park kombëtar në nëntor 2021. E vetmja mënyrë për të eksploruar Parkun Kombëtar të Shkretëtirës Munga-Thirri-Simpson është me një automjet me katër rrota, i hapur, i domosdoshëm për të hyrë në rrjetin e gjerë të liqeneve playa, dunat e kuqe mahnitëse dhe kullotat e mbushura me zogj. Netët kalohen duke kampuar nën yje.