Sipas feng shui-t, portofoli duhet të jetë gjithmonë i rregullt në mënyrë që energjia e parave të jetë e favorshme. Prandaj, të gjitha gjërat e panevojshme duhet të hiqen nga portofoli dhe të lihet vend për disa të tjera që besohet se shumëfishojnë bollëkun.
Kartëmonedha-Mund të jetë ndonjë valutë e huaj që ju kujton një udhëtim të këndshëm apo një kartëmonedhë që keni marrë nga një person i dashur. Mund të jenë gjithashtu para që keni kursyer dhe më pas i përdorni si një simbol për të përmirësuar financat tuaja. Është e rëndësishme që kjo kartëmonedhë të ketë një vlerë të veçantë për ju, jo materiale, por për t’ju lidhur me diçka pozitive.
Tërfili me katër fletë-Mund të mbani një tërfil në portofolin tuaj. Që të zgjasë sa më shumë, vendoseni në një copë letre dhe mbajeni si hajmali.
Monedhat kineze të feng shui-Quhen edhe monedha I-Ching dhe për të funksionuar duhet të lidhen një grup prej 3, 6 ose 9 monedhash me fije të kuqe. Përveç tërheqjes së bollëkut, këto monedha konsiderohen si një amulet për lumturinë dhe mirëqenien e përgjithshme. Shumë prej tyre varen në shtëpi, zyra, makinë dhe mund t’i mbani në portofolin tuaj.