Të irrituar janë shprehur qytetarët shqiptarë pas vendimit të qeverisë Kurti që për të hyrë në territorin e Kosovës nevojiten 3 doza të vaksinës antiCovid apo 2 doza të vaksinës të shoqëruar me testin PCR. Më së vështiri thonë ta kenë banoret e Kukësit që punojnë në Prizren e që duhet çdo 48 ore të paguajnë nga 30 euro për test.
Policia kufitare e Kosovës thotë se po zbaton vendimin e qeverisë në përpikmëri, ndërsa deri në orën 10:00 të mëngjesit kanë kthyer prapa mbi 350 makina.
Për ata që përmbushin kriteret për dozën e tretë të vaksinës, ekipi mobil ndodhet në pikën kufitare në Morinë. Në Kosovë javën e fundit është rritur dukshëm numri i rasteve me Covid-19, ndërsa po dominon varianti Omicron.