Thuajse e gjithë Amerika e Jugut, po përjeton këtë fillim janari, ditë të nxehta, me temperatureqë po vendosin rekorde historike, me thuajse të gjithë rajonin të përfshirë ngavala e të nxehtit.

“Praktikisht, Argjentina dhe fqinjët tanë si Uruguaji, Brazili dhe Paraguaji, po përjetojnë ditët më të nxehta në histori. Në Argjentinë, nga qendra e Patagonias dhe në veri të vendit, vlerat maksimale të të nxehtit kanë arritur në 45 gradë celcius”, shprehet meteorologia Cindy Fernandez.

Në Argjentinë dhe Brazil, temperaturat në disa zona prej ditësh I kanë kaluar të 40 gradët ndërsa për shi, prej javësh nuk flitet.

“Është një tjetër ditë e nxehtë, unë po pres autobusin që është vonuar shumë dhe në këtë javë shumë të nxehtë, ka qenë vërtet e vështirë por duket se trupi po mësohet”, thote Elizabeth Bassin.

“Në të vërtetë është shumë nxehtë, shumë vapë, edhe pse kur je në lëvizje nuk e ndjen shumë. Por e ndjej veten gjithë kohës të etur dhe këto ditë kam pirë vërtet shumë ujë”, shprehet Emanuel Moreno.

Sipas meteorologëve, kjo valë e të nxehtit ekstrem në Argjentinë, nuk është normale as për këto vende, që edhe në dimër kanë diell e temperatura të larta por jo tipike të verës.

Rrezatimi diellor I këtyre ditëve, ka bërë që në Argjentinë, të rritet shqetësimi për thatësirën, në nivelin më të lartë në 2 vitet e fundit. Zgjidhja, edhe këtë janar, për argjentinasit e brazilianët mbeten plazhi e pishinat.