Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mesditën e kësaj të martë ka bërë me dije se për shkak të motit të keq dhe pandemisë së Covid do të ketë ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale ministria bën me dije se për shkak të të ftohtit dhe të pandemisë së Covid 19 do të ketë kufizime dhe ndërprerje pune në disa zyra diplomatike shqiptare që vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike.

Ndër të tjera mësohet se në rast emergjencash ministria ka vënë në dispozicion numrat përkatës që do u vijnë në ndihmë shqiptarëve në këto vende.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia Covid-19, do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.

Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike.

?Në raste emergjencash, lutem kontaktoni ? në numrat e posaçëm të përfaqësive diplomatike:

Stamboll: +905459461456
Ankara: +905449622617
Mynih: +4915237913997
Romë: +393420498192
Athinë: +306941658183

➡️ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për t’ju përgjigjur qytetarëve në kohë reale”, thuhet në njoftimin e ministrisë.