Në periudhën janar-dhjetor 2021 pranë 23 qendrave të Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) janë asistuar dhe informuar 1.362.733 qytetarë.

Sipas ADISA-s janë kryer 919.098 aplikime, janë informuar 318.798 qytetarë dhe janë asistuar për hap 124.837 qytetarë.

Zyrat e shërbimeve me një ndalesë i kanë dhënë fund ecejakeve të qytetarëve nga një zyrë në tjetrën, shpenzimeve të panevojshme dhe kanë minimizuar mundësitë për korrupsion në zyrat e shtetit.