Kjo ditë e parë e vitit 2022 në Afrikën e Jugut është e veçantë edhe për arsyen se po mbahet ceremonia shtetërore e varrimit e heroit të luftës kundër ndarjeve racore, ish kryepeshkopit Desmond Tutu. Me kërkesën e Tutus, ceremonia e funeralit është organizuar është thjeshtë.

Tutu, që vdiq më 26 dhjetor në moshën 90-vjeçare, u kujtua në Afrikën e Jugut dhe në mbarë botën për korrektësinë e tij morale dhe për qëndrimet e tij parimore.

Tutu kishte fituar Çmimin Nobel për Paqe më 1984 për kundërshtimin e tij jo të dhunshëm të udhëheqjes në Afrikë të Jugut nga pakica kundër shumicës.
Pas përfundimit të aparteidit, ai kryesoi Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin dhe u shndërrua në model edhe për vendet e tjera që po bënin përpjekje të ngjashme.

Komisioni ishte “një hapësirë ku viktimat mund të tregonin traumat e tyre dhe ta ndanin historinë e tyre me mbarë kombin”, kishte shkruar Tutu në raportin final të komisionit. Ky komision ishte krijuar “për të shërbyer si një dhomë për shërimin kombëtar, pajtimin dhe faljen”.