29 pasagjerë nga Kosova, gjashtë prej të cilëve fëmijë janë përfshirë në një aksident në Bullagari,pasi autobusi me të cilin po udhëtonin mëngjesin e sotëm u aksidentua në qytetin e Kyustendilit
Sipas mediave bullgar, aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30, kur autobusi me pasagjerë nga Kosova e ka goditur një kamion të ndaluar që transportonte dru.
Drejtuesi i kamionit po përpiqej t’u bënte sinjal drejtuesve të automjeteve të tjera që po qarkullonin në rrugë se një pemë kishte rënë në rrugë. Ka qenë pikërisht ky momenti që autobusi goditi kamionin dhe dli nga rruga.
Shoferi i autobusit ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore Qendrore në Kyustendil për ekzaminime dhe ndihmë.
Kujtojmë se më 23 nëntor, një aksident tragjik ku humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut është shënuar në Bullgari.