Ambasada amerikane në Tiranë publikoi sot mesazhin e presidentit të SHBA-ve Joe Biden, lidhur me situatën e tensionuar në Ukrainë. Presidenti Biden zbulon në mesazh një pjesë të bisedës së tij telefonike me homologun ukrainas, ku i ka ofruar mbështetjen e SHBA, nëse Rusia pushton Ukrainën më tej.
“Fola me presidentin ukrainas Zelenskyy për të diskutuar përpjekjet tona të koordinuara diplomatike dhe për të rikonfirmuar mbështetjen tonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ne do të përgjigjemi me vendosmëri – së bashku me aleatët dhe partnerët tanë – nëse Rusia pushton më tej Ukrainën”, ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.