Southampton është i interesuar të nënshkruajë me Armando Brojën nga Chelsea, por po përballet me konkurrencë nga klubet e tjera angleze. ‘Shenjtorët’ janë të vetëdijshëm për interesimin e klubeve të tjera pas paraqitjeve mbresëlënëse të kohëve të fundit për sulmuesin 20-vjeçar.
Një varg klubesh të Ligës Premier duan të nënshkruajnë me sulmuesin e ri këtë muaj, shkruan SkySports.
Një burim brenda klubit të Chelseat, i ka thënë këtij mediumi se klubet e interesuara tashmë kanë pyetur se sa do të kushtojë blerja e Brojës brenda këtë muaji.
Por duket se Chelsea po shqyrton që ta mbajë Brojën, i cili së fundmi ka nënshkruar kontratë me klubin nga Stamford Bridge.
Saints want to sign Broja permanently but face competition Southampton are interested in signing Armando Broja on a permanent deal from Chelsea but face competition from other clubs. https://t.co/68Sx1ejtQT — CFC News Sky Sports (@CFCnewsSKY) January 13, 2022
Madje Blutë e Londrës mund ta përmirësojnë kontratën e tij.