Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se “në kryqëzimin e Qafë Thanës kanë filluar punimet rehabilituese”.
Këto punime, sipas ARRSH-së, po kryhen për ndryshimin gjeometrik të kryqëzimit, riparimin e shtresave asfaltike dhe ndërtimin e ishujve të trafikut.
Po ashtu punimet janë fokusuar në vendosja e ndriçimit në nyje, rifreskimin e sinjalistikës vertikale dhe horizontale dhe vendosjen e guardreilit.
ARRSH informon se “këto punime do të lehtësojnë qarkullimin e mjeteve dhe do të rritin nivelin e sigurisë rrugore”.