Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi sot në Greqi një takim me homologun e saj grek Kostas Skrekas.
Balluku bëri të ditur se gatë takimit me ministrin e Energjisë dhe Ambientit u diskutua lidhur për rritjen e bashkëpunimit dypalësh, me fokus sektorin energjetik.
“Diskutuam në prani të skuadrave tona, mbi hapësirat për të çuar përpara një sërë projektesh mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ndamë mendimin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në sektorin energjetik, veçanërisht në shkëmbimin e energjisë këto kohë sfiduese kur kriza energjetike nuk ka kursyer askënd. Ndamë eksperiencat tona në menaxhimin e krizës dhe u angazhuam për bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen”, deklaroi Balluku.