Në prag të vizitës në Shqipëri të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, banorët e qytetit të Laçit që u prekën nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019 dhe të cilët kanë marrë banesat e ndërtuara me financimin e Turqisë, flasin të entuziazmuar.

Banorët e lagjes së re për Anadolu Agency (AA) tregojnë emocionet e tyre, si dhe shprehin falënderimet për qeverinë turke dhe presidentin Erdoğan, që mundësuan banesat e reja, duke e konsideruar lagjen e re si një lagje të mrekullueshme dhe të veçantë.


Meçan Marra, 67-vjeç, është një nga banorët e Laçit që ka përfituar banesën e re, i cili shprehet se lagjja ku ai do të jetojë është një lagje e veçantë për familjen e tij dhe për të gjithë banorët.