Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shkuar në selinë e PD që prej orës 08:30 të mëngjesit të sotëm, ku po zhvillon një mbledhje me drejtuesit e degëve për zbatimin e vendimeve të marra nga Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit. Teksa futej në seli, Basha nuk i kurseu batutat me gazetarët, teksa tha “vallen e Osman Takës do e kërcejmë më vonë”, referuar protestës së Berishës.
“Mirëmëngjesi, qenke zgjuar herët shumë. Bravo të qoftë. Ndryshe nga vallja e Osman Takës. Do e kërcejmë më vone atë, pa merak”, tha Basha.