Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet pasditen e sotme në orën 18:30 me kërkesë të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, i cili përmes një mesazhi dërguar anëtarëve të Kryesisë, bën me dije se rendi i ditës do të jetë “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithe anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”.
Njoftimi
Te nderuar anëtarë të Kryesisë,
Sot në orën 18:30, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të mblidhet Kryesia e Partisë, me rend dite “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithe anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”.
Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi