Lulzim Basha iu ka dërguar një mesazh Sali Berishës dhe mbështetësve të tij.
“Ndalni sa nuk jeni vonë, jua them qetësisht, por vendosmërisht, gjithçka iu fal, por nuk iu fal dhunën e gjuhës së urrejtjes ndaj demokratëve, për të tjerët dora është e shtrirë, të rinjtë që ishin jashtë vendin e kanë PD, nëse duan këtë gjë, është detyra ime dhe çdo drejtuesi t’i shtrijmë dorën nga acari dhe hutimi ku i ka çuar gjuha e urrejtjes, frikës, që janë instrumente të kaluara, modeli i grave këtu në sallë është frymëzim për çdo demokratë, kryetarin nuk keni nevojë që ta forconi, e keni të fortë, e keni në krahun tuaj”, tha Basha.