Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili shpesh është akuzuar për një shkëputje nga baza e partisë, ka vendosur të dalë në takime me demokratët në terren.

I pari që do ta presë është kreu i Partisë Demokratike në Fier, Agron Kapllanaj. Takimi do të zhvillohet në orën 11:00.
Rikujtojmë se ky takim i Bashës vjen në një kohë kur pozita e tij në krye të PD-së është tronditur nga lëvizja e ish-liderit historik demokrat Sali Berisha, që prej 9 shtatorit është në përpjekje për rrëzimin e Bashës.