Lulzim Basha ka thumbuar ish kreun e FRPD-së, Belind Këlliçin se e kishte kthyer këtë forum në principatë me një feudal. Basha tha se synimi i demokratëve është t’i jap fund kësaj dhe të gjithë të rinjtë të kenë mundësinë të frymëzojnë partinë.

“S’ka patur mjaftueshëm vëmendje, jo për të ndërhyrë në punët tuaj, në punët e Forumit se gjithë ideja e të pasurit një Forumi të Rinisë është që ju jo vetëm të keni lirinë për të bërë atë që duhet të bëni vetë, por të frymëzoni edhe partinë siç e keni frymëzuar në fushatë, frymëzoni qytetarët, frymëzoni shqiptarët. Por vëmendjen për të mos lejuar as Forumi dhe asnjë pjesë e shtëpisë tonë se Forumi është pjesë e shtëpisë së demokratëve, të mos kthehet në një principatë me një feudal i cili mbi të gjitha ka interesin e vet. Jo! Në momentin që kjo ndihet, preket, atëherë detyra e parë e demokratëve është t’i japin fund kësaj”, tha Basha.