Sali Berisha po zhvillon një takim me demokratët në Rrëshen, ku u shpreh se këtë që po bën Rama tani nuk e ka bërë as Ramiz Alia në vitin 2022.
Berisha shtoi se Rama mban Bashën si kryetar të PD-së dhe e rrethon atë me policë për ta mbrojtur.
“Ramiz Alia nuk bëri atë që po bën Edi Rama sot në vitin 2022. Bëri çmos për t’u përballur me opozitën, por nuk arriti kurrë ta marrë peng. Në ‘91 ishim opozitë e vërtetë dhe fituam në një fitore, revolucion plebishitar, paqësor. Po sot çfarë ndodh? Sot kanë marrë peng me afera korruptive një njeri të cilin e shkarkuat me 44 mijë vota në referendumin e tyre.
Një njeri që as në romanet e Franz Kafkës, as Xhorxh Oruellit, as Garsia Markezit nuk lexon dot ato që ndodhën në selinë e PD. Megjithatë Edvin Kristaq Rama, ky bastard i bllokmenëve hoxhistë e mban si kryetar të PD dhe e rrethon me hordhi gardistësh dhe kriminelësh banditë për ta mbrojtur. Pra, ky bën lojën më makabre për lirinë e shqiptarëve. Lojën makabre me pseudopluralizmin.
Cili nga shqiptarët e vërtetë është i prirur të besojë dhe të pranojë një pluralizëm të rrethuar me blinda nga të katër anët? Cili nga ju dhe çdo shqiptar ta pyesim, është i prirur të pranojë një pluralizëm të rrethuar me vrasës, banditë, trafikantë dhe pengmarrës në selinë e tij dhe që hedh bomba gazi, boma shurdhuese, tymra toksike, pluhura helmuese ndaj jush, ndaj atyre që e kanë votuar, e kanë mbështetur?
Cili shqiptar që i thotë lirisë liri, është i prirur të pranojë për pluralizëm politik pluralizmin me në krye një njeri të rrethuar nga policia dhe të vendosur nga policia. Kjo është një mynxyrë e vërtetë për kombin. Kjo ka vetëm një qëllim, të lërë këtë vend pa opozitë dhe kjo është mynxyrë. Në çdo vend qeveritë bëjnë gabime, në çdo vend kanë një shkallë korrupsioni, por është opozita ajo që qëndron në anën e qytetarëve. Është opozita ajo e cila me guxim ngrihet dhe i denoncon ato. Çfarë po shohim së bashku këto 3 muaj, ato që nuk kemi parë kurrë në jetën tonë. Këto tre muaj ne shohim se shkojnë dhe rrafshojnë shtëpitë njerëzve që e kanë ndërtuar me forcën e ballit, me një vendim qeverie që nuk ndodh kurrë në botë. Pse për të ndërtuar pallate, bota e krimit e bashkuar, “Pallat Kapllani” i “Lul Bravës”, me “Hajdut Velinë” e PS a mund të ndodhë kjo kund?
Pse është mynxyrë peudopluralizmi? 800 mijë metra katrorë në portin kryesor të Durrësit. Në portin që ka të sintezuar më shumë se çdo entitet tjetër historinë e këtij kombi në shekuj dhe mijëvjeçarë. Tani duan të ndërtojnë pallate një arab i falimentuar në shumë vende të tjera me Edi Ramën dhe Lulzim Bravën. Lulzim Bravën! Po! Ju pyes juve unë, u ndalëm në këto për të kuptuar ju miqtë dhe për të sqaruar çdo shqiptar se ky qëndrim i yni është mision i madh. Sot jemi në të njëjtin mision që kemi qenë 30 vjet më parë”, tha Berisha.