Pas Aldo Bumçit, Gent Strazimirit dhe Ivi Kasos, Sali Berisha ka dërguar sot në selinë e PD-së disa të rinj.
Pasi u përballën me derën e mbyllur të zyrave, të rinjtë që pretendojnë se përfaqësojnë FRPD u shprehën të çuditur.
“Erdhëm për të bërë një mbledhje por dyert nuk hapen. T’i mbyllësh derën të rinjve është një situatë e turpshme që s’ka ndodhur kurrë. Ne kemi hyrjen tonë për të hyrë në zyrat e FRPD dhe s’kemi pse marrim leje në administratë. Pse Zoti Basha ka frikë nga rinia e tij? Me 8 janar ne do jemi këtu për ta hapur PD-në. Jemi shumë me fat që s’kemi jetuar në komunizëm, por një pjesë të tij po e përjetojmë sot. Lulzim Basha është mbyllur aty si ai qeni në kafaz” – thanë ata.