Sali Berisha i ka dhënë fund protestës duke paralajmëruar tentativa edhe më të fuqishme në të ardhmen për të marrë godinën.

“Përpjekjet për të çliruar shtëpinë e lirisë do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimit. Sot do të shpërndahemi, do të kujdesemi për të arrestuarit dhe të plagosurit. Do të njoftojmë shumë shpejt betejë tjetër, e cila nuk ndalet kurrë. Kjo betejë dëshmon edhe një herë se sa jetike është përpjekja jonë për ta bërë Shqipërinë me demokraci të vërtetë. Ta mbyllim sot këtu për ta vazhduar në forma edhe më të fuqishme se sot”, tha Berisha.