Ish-Kryeministri, Sali Berisha e njoftoi që pasi doli nga Prokuroria e Tiranës takimin e sotëm në qytetin e Shkodrës me mbështetës të tij demokratë, duke nënvizuar se revolucioni nuk do ndalet. Duke filluar nga ora 11:00 në Pallatin e Sportit të kryeqendrës së Veriut, Berisha do të vazhdojë takimet me njerëzit pasi hoqi dorë përkohësisht nga marrja me dhunë e selisë së PD, pas asaj që ndodhi më 8 janar.
Mediat bëjnê me dije se emrat e njohur të PD-së së Shkodrës që janë parë në Pallatin e Sportit janë Voltana Ademi, Bardh Spahia, Lorenc Luka, Arvid Bushati etj, ndërkohë që nga Tirana kanë mbërritur Edmond Spaho, Belind Këlliçi dhe të tjerë mbështetës.