Nga Partia Demokratike, Sali Berisha nuk shfaqi asnjë distancim nga dhuna e ushtruar dje në selinë e PD.
“Falënderim ndaj heronjve të 8 janarit, të cilët në një mision historik me guximin, mençurinë, vetëpërmbajtjen, gjakftohtësinë që karakterizon një shumicë demokratike u faktuan shqiptarëve se Lulzim Brava është sot një armik po kaq i egër, një fytyrë po kaq mizore për demokratët shqiptarë.
Erdha sot këtu për të falënderuar ata dhjetëra mijëra protestues që erdhën dhe u mblodhën nga të gjitha anët e Shqipërisë, të cilët në një mision historik të mbrojtjes së pluralizmit politik sakrifikuan dhe u larguan pasi hordhi, narkobanditë me uniformë përdorën sasi toksike gazi kundër atyre.
Pavarësisht nga këto, ato sicc u konstatu dyert e blinduara nga Lulzim turpi i hapën. Prania jonë këtu është një zotim se asgjë nuk mund të pengojë konsolidimin e pluralizmit politik në Shqiëri”, tha Berisha.