Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, ndaj të cilit rëndojnë mjaft skandale, do ta provojë sërish garën e pushtetit.

Në moshën 85 vjeçare ai kandidon për postin më të lartë në vend si president i Italisë. Data për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale u përcaktua për në 24 Janar. “Unë mendoj, se Silvio Berlusconi mund të jetë i dobishëm për vendin e tij“, është shprehur ai duke iu referuar vetes.

Shumë vëzhgues në një sërë bisedash televizive vlerësojnë, se shanset e Berlusconit janë të pakta, pasi ai është dënuar për evazion fiskal. Por Berlusconi mbështetet nga populistët e djathtë Matteo Salvini dhe Giorgia Meloni që drejton të djathtët ekstremë Fratelli d’Italia.

Një prej kandidatëve përflitet edhe kryeministri aktual Mario Draghi. Aktualisht ai po mban në këmbë me sukses një qeveri teknike. Dragi gëzon reputacion në Itali dhe në Europë, por ai ende nuk e ka konfirmuar nëse do të kandidojë. Në Itali presidenti ka rol vendimtar gjatë krizave politike.