Blogerja Sarah Berisha ka qenë e ftuar në Fan Club ku iu është përgjigjur shumë pyetjeve, pas daljes nga shtëpia e Big Brother. Në mesin e shumë pyetjeve ishte edhe ajo se a e kaloi natën e parë Sara bashkë me DJ PM. Ajo i hoqi të gjitha dyshimet dhe u përgjigj pa hezituar fare.

Sarah sqaroi se natën e parë pas daljes nga BBV-ja e kishte kaluar në shtëpi, dhe se me PM-in ishte përshëndetur pas përfundimit të spektaklit. ‘Me PM-in jam përshëndetur në parking pasi mbaroi Big-u, dhe kam shkuar direkt në shtëpi ku kam ndarë krevatin me motrën time’, ka thënë Sarah për pyetjen e fansave.

Gjithashtu Sarah sqaroi se raporti i saj me Pm-in është goxha i fortë.