Konflikti Rusi-Ukrainë ka sjellë një konfigurim të ri gjeostrategjik.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se së shpejti do t’i dërgojë ushtarët amerikanë në vendet e NATO-s në Evropën Lindore.
Biden dha deklarata për gazetarët lidhur me tensionet Ukrainë-Rusi gjatë kthimit në Washington DC pas vizitës që zhvilloi në qytetin Pittsburgh.
Në pyetjen e një gazetari se “Kur keni vendosur t’i dërgoni ushtarët amerikanë në Evropën Lindore?”, Biden u përgjigj: “Ushtarët amerikanë do t‘i dërgoj së shpejti në vendet e NATO-s në Evropën Lindore”.
Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes (Pentagon) John Kirby në një të hënën më 24 janar tha se kanë vënë në gatishmëri 8.500 trupa amerikane nëse Forca e Reagimit të NATO-s aktivizohet kundër ndonjë situate të papritur në krizën e Ukrainës.