Në 24 orët e fundit në Greqi numri i infektimeve ka rënë ndjeshëm. Mësohet se 10,783 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID. Fatkeqësisht 95 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.
Prej fillimit të pandemisë në Greqi, janë konfirmuar 1.6 milionë të infektuar, prej të cilëve 49,8 për qind meshkuj. Sa i përket infektimeve në 24 orët e fundit, 55 janë regjistruar në pikat hyrëse të vendit. Ndërsa në 7 ditët e fundit, 506 raste kanë lidhje me udhëtimet jashtë vendit.