Drejtorja e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridiana Cano shpjegoi sot mënyrën se si do të shpërndahet formulari për këshillimin kombëtar.
Gjatë një interviste në medie, Cano tha se formulari mund të plotësohet jo vetën online e nëpërmjet postës, por Qeveria do të ngrejë çadra në çdo bashki për të pyetur shqiptarët në nismën e Këshillimit Kombëtar.
“Ka 3 metoda. E para është ajo nëpërmjet postës, që pyetësori fizik do të arrijë në çdo familje shqiptare. Kemi zarfin që përmban pyetësorin, letrën e kryeministrit, dhe zarfin kthyes me tarife të parapaguar postës që i japim mundësin qytetarit i cili e rikthen pas plotësimit. Metoda online. Metoda e tretë do të ngrihen çadra në bashkitë më kryesore në vend që ‘tu japin mundësi qytetarëve që nuk e kanë plotësuar me dy format e më hershme. Nëpërmjet vullnetarëve”, tha Cano.
Cano, më tej bëri të ditur se të dhënat e përftuara do të shërbejnë për të patur një feedback në realizimin e qëllimeve të mëtejshme.
“Sigurisht këto kuvendime bëhen me qëllim për t’u marrë për bazë për të patur një feedback në realizimin e qëllimeve të mëtejshme. I japim kohç vetes edhe për të kuptuar nëse ushtrimi në këtë moment duhet bërë i tillë siç e kemi paraqitur, apo nëse do të ketë nevojë për target grupe, ku do të ndahen jo vetëm grup moshat por edhe zonat rurale nga ajo urbane. Do të jetë ushtrim periodik”, u shpreh ajo.
Prej ditës së mërkurë, qeveria ka nisur shpërndarjen e pyetësorit në kuadër të nismës së këshillimit online.
Për realizimin e këtij Këshillimi Kombëtar janë vendosur në diszpozicion 250 milionë lekë.
Nga vaksinimi i detyrueshëm te legalizimi i kanabisit, janë disa nga pyetjet që qytetarët do të japin opinionin e tyre përmes Këshillimit Kombëtar. Pyetësori prej katër faqesh, i mbështetur në 5 shtylla, familja, lufta kundër krimit, ekonomi, punësim e integrimi i vendit, nis me pyetjen nëse duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtjes së veçantë sociale nga shteti.