MILAN, ITALY - SEPTEMBER 23: FIFA Legend Fabio Capello of Italy arrives on the green carpet ahead of The Best FIFA Football Awards 2019 at Teatro alla Scala on September 23, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Simon Hofmann - FIFA/FIFA via Getty Images)

Ish-trajneri i njohur Fabio Capello foli për “Sportweek”, duke prezantuar supersfidën e së dielës mbrëma, Milan-Juve: “Ndeshja është e vështirë për t’u deshifruar. Të dyja skuadrat duhet të fitojnë. Milani duhet të jetë i kujdesshëm. Juve po kthehen në formë konkrete dhe po rigjen shpirtin e saj karakteristik.

Bardhezinjtë janë kundërshtarë të pakëndshëm për këdo në këto momente. Nuk i pranoj ata që thonë se jemi ne dhe nuk na interesojnë të tjerët. Është një gabim shumë i rëndë supozimi. Të gjitha skuadrat kanë pika të forta dhe të dobëta; duhet t’i njohësh për t’i goditur”.

Për Ibrahimovic dhe kujtimet e tij te Zonja e Vjetër: Juve stimuloi konkurrencën e tij. Pa ‘Calciopoli’, Ibra dhe unë do të kishim qëndruar atje. Sot ai është lojtar-trajner. Nuk është atletikisht si më parë, por sjell përvojën e madhe.