Duket se aventura e Adama Traore me Wolves ka ardhur në fund.

Sulmuesi spanjoll, sipas ESPN, mund të transferohet shumë shpejt te Tottenham-i i Antonio Conte-s.

Është vetë trajneri italian që e ka kërkuar me ngulm dhe Spurs duket se kanë bërë një ofertë prej 24 milionë eurosh.

Kjo nuk është e vetmja lëvizje e londinezëve në merkaton e dimrit: Tanguy Ndombele, Steven Berwijn, Dele Alli dhe Matt Doherty, në fakt, janë nxjerrë në shitje.