Nga sot qytetarët mund të marrin edhe 3 shërbime të reja në platformën e-Albania lidhur me COVID-19.
Qytetarët mund të aplikojnë për të konfirmuar se janë vaksinuar, janë shëruar apo lidhur me rezultatin e testit PCR, apo testit të shpejtë.
“Me 3 super shërbimet publike elektronike për qytetarët, që për të konfirmuar se janë vaksinuar me 1, 2 apo 3 doza, janë shëruar apo rezultojnë negativ pas testit të shpejtë apo atij PCR, mjafton të futen në e-Albania dhe të marrin dokumentet online dhe në kohë reale”, informon Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.
Certifikata e testimit është e vlefshme për 72 orë për testing RT-PCR dhe 48 orë për testin e shpejtë të antigenit. Ndërsa certifikata e shërimit merret 11 ditë pas rezultatit pozitiv dhe është e vlefshme për 180 ditë.
Certifikata e vaksinimit, testimit dhe shërimit COVID-19 gjenerohet me kodin unik, në kohë reale, te “dokumentet e mia”në e-Albania.
3 dokumentet njihen elektronikisht në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, sipas rregullave respektive të secilit vend.