Britania e Madhe e konsideron Covid-19 një endemi dhe ka vendosur të bashkëjetojë me virusin. Kryeministri Boris Johnson njoftoi fundin e masave të vendosura për luftimin e përhapjes së variantit Omicron pasi piku ka kaluar tashmë.
“Duke nisur nga e enjtja e javës tjetër, certifikata e detyrueshme do të hiqen. Sigurisht, organizatat mund të zgjedhin ta përdorin në mënyrë vullnetare Pasaportën e Covidit, por ne do t’i japim fund përdorimit me detyrim të certifikatës së imunitetit në Angli.
Duke nisur nga tani, qeveria nuk do t’u kërkojë qytetarëve të punojnë nga shtëpia dhe duhet të flasin me punëdhënësit për të rregulluar kthimin në zyra. Duke parë me kujdes të dhënat, kabineti doli në konkluzionin se sapo masat kufizuese të skadojnë, qeveria nuk do ta bëjë më me detyrim vendosjen e maskave”, u shpreh Johnson.